Nga Shqipëria / E Enjte 24 Nëntor 2022, 21:09

Lei Kraja, së shpejti nënë për herë të parë

Pak kohë më parë Lei Kraja zbuloi se është në një lidhje dashurie, por duke e mbajtur sekret identitetin e djalit që i ka marrë zemrën.

Së fundmi moderatorja ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale ku sigurisht nuk kanë munguar pyetjet rreth jetës private. Një prej tyre e ka pyetur se kur do të bëhet nënë.

"Kur e mendon veten mami?", i ka shkruar ndjekësi. "Së shpejti", i është përgjigjur Lei duke i befasuar të gjithë. Më tej ajo ka treguar se dëshiron të ketë dy fëmijë maksimumi.