Cështja shumë e përfolur mes Leonard Bombaj dhe Ajsit, ish aktores që u bë e njohur nëpërmjet grupit ‘Kripmjaltëzat’ duket se asnjëherë nuk do të ketë një fund. Pasi ajo e akuzoi Bombaj për ngacmim seksual dhe çështjen e çoji deri në Gjykatë, ku Leonardi doli i pafajshëm, ajo rishfaqet sërish në media duke e akuzuar regjisorin e njohur, se përveç se kishte abuzuar me të as nuk i kishte transferuar paratë që i detyrohej.

Më pas ka qenë çifti Bombaj ata që kanë reaguar nëpërmjet një interviste tek ‘Rudina’, ku dhe deklaruan se Ajsin e kishin mbajtur si fëmijën e tyre e madje donin e ta adoptonin.

“Atë fëmijë do ta kisha mbajtur si fëmijën tim. Shpesh herë kemi përdorur edhe shprehjen ‘Do të të adoptoj’… aq shumë e donim. E kemi mbajtur në shtëpinë tonë. Ndjenjat do t’i kishim njësoj, por duhet të kishim investuar te dikush tjetër”, – rrëfen bashkëshortja e Bombajt.

Së fundmi Ajsi ka reaguar ndaj fjalëve të bashkëshortes së regjisorit, në një intervistë për ‘Panorama’, ku është shprehur se nuk ka pasur aspak nevojë për adoptim.
“Në fakt, si atëherë dhe tani, falë Zotit, të dy prindërit e mi janë shëndoshë e mirë si nga ana shëndetësore, mendore, fizike dhe shpirtërore. Ndaj, a nuk mendon se kur ke dhe ke pasur dy diamant që të presin në shtëpi me një dashuri dhe përkushtim, do të kisha nevojë të adoptohesha nga dikush?! Më mirë po e lë me kaq.”,- u shpreh Ajsi.



