Nga Shqipëria / E Enjte 24 Nëntor 2022, 14:02

Marget feston 1 vjetorin dhe Getin nuk e kishim parë kurrë kaq të ndjeshëm

Sot është një ditë shumë speciale për Marinën dhe Getoarin. Vajza e tyre, Marget feston 1 vjetorin e lindjes.

Geti është bërë shumë i ndjeshëm dhe i ka dedikuar të bijës fjalët më të ëmbla. Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto krah vogëlushes duke shkruar se ka lindur për së dyti falë saj.

"Jeta e Babes, kur erdhe ne jete tiune u linda per se dyti.Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime!
Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!", ka shkruar Geti.