Nga Shqipëria / E Enjte 24 Nëntor 2022, 14:02

'Tani e ka momentin', i ati flet për jetën private Capital T-së

Presidenti i Federatës së Kosovës, njëkohësisht babai i Capital T, Agim Ademi ishte së fundmi i ftuar në Wake Up, ku sigurisht nuk i shpëtoi pyetjeve rreth të birit. 

Ademi u shpreh se ai dhe Trimi janë shumë të lidhur, duke shtuar se tani është momenti i duhur që ai të krijojë familje. 

“Me Trimin jam shokë. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Tani e ka momentin. Duhet t’i japë drejtim dhe besoj që ka për t’i dhënë drejtim shumë shpejt. Shpresoj që do ta gjejë njeriun i cili do të jetë i duhuri për të, ose e ka gjetur", u shpreh ai.