Nga Shqipëria / E Enjte 24 Nëntor 2022, 12:12

Ç'nuk thanë për njëri-tjetrin, Icardi dhe Wanda Nara pajtohen dhe shkojnë me pushime në Maldive

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë pajtuar pas ndarjes së tyre të bujshme që u shoqërua me deklarata shumë të komentuara në media. Të dy po shijojnë një udhëtim romantik në Maldive.

Çifti duket se e kanë kapërcyer grindjen e tyre të fundit publike dhe nuk mund të ndalojnë së postuari për aventurat e tyre në rrjetet sociale.

Të dy kanë postuar foto nga Maldive duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Wanda shfaqet e veshur me një bikini trupore rozë duke ngrënë akullore ndërsa Icardi siç duket është ai që bën fotot pasi ka postuar disa foto me aparat fotografik në dorë.

Në fotot e publikuara nga Wanda nuk kanë munguar as komentet me zemra nga Icardi.