
Reperi i njohur shqiptar, S4MM, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.
S4MM, emri i vërtetë i të cilit është Samir Selimi, ka ndarë një foto, në të cilën shfaqet dora e një foshnje. Kështu ai ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që ka ardhur në jetë, përmes ngjyrës rozë, duke lënë të kuptohet se është vajzë.
Kujtojmë që dy vite më parë reperi u martua me një vajzë me emrin Filis Ismaili.