Nga Shqipëria / E Enjte 24 Nëntor 2022, 00:12

Ulje temperaturash, reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për ditën e enjte

Sot moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Sipas SHMU në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.