Jeta e Georgina Rodriguez padyshim ka ndryshuar ditën që fati e ka "përplasur" me Cristiano Ronaldon. Këtë e ka pranuar dhe vetë ajo në dokumentarin e saj në Netflix.

Së fundmi, "The sun" ka publikuar disa foto të Georginës para se të bëhej e njohur. Fotot janë shkrepur në klube me miqtë e saj kur ajo ishte 20-vjeç.

Kujtojmë se asokohe Georgina punonte si shitëse në një dyqan të Gucci, ku takoi dhe Ronaldon.




