Nga Shqipëria / E Mërkurë 23 Nëntor 2022, 00:12

Sa është rritur, Eno Popi ndan momentin e ëmbël me të bijën

Eno Popi është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private, por së fundmi ai ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një video shumë të bukur me të bijën Liv.

Eno shfaqet duke u kujdesur për flokët e së voglës dhe tregon se i kishte munguar shumë ky moment. 

Nga video shihet se vogëlushja është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

Kujtojmë që vajza e moderatorit së bashku me të ëmën, Atenën, jetojnë në Kanada. Gjatë një interviste, ai tregoi edhe arsyen duke u shprehur: Në periudhën që bëri këtë hap, vajza ishte shumë e vogël dhe mendoj që ishte e drejtë që të vazhdonte me Atenën. Unë po vazhdoja projektet e mija, më duhej të bëja vajtje-ardhje. Kam qëndruar me time bijë në periudhën mes shkurtit të këtij viti.