Vajza e aktores së njohur Sara Kapo ka qenë shpesh pjesë e lajmeve rozë, për shkak të tipit të saj dhe lajmeve provokuese që krijon. Ajo edhe pse ka eksperimentuar në shumë fusha të artit, në muzikë nuk e kishim parë ndonjë herë. Sara së fundmi ka surprizuar fansat e saj me publikimin e këngës së saj të parë.

Ajo ka eksperimentuar me një zhanër paksa të veçantë, me një këngë që është shkruar nga këngëtari Alban Ramosaj dhe melodia e krijuar nga Beatrix Ramosaj, ajo ka arritur të përcjell atë që do.

Ne videoklipin e këngës Sara në disa moment shfaqet mjaft provokuese, gjë që është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë komplimentuar.


