Lajmi se Sokol Balla u largua përfundimisht nga ekrani i Top Channel u përhap shumë shpejt, ku të gjithë filluan të ishin kurioz se kush do e zinte vendin e tij në Top Story. Të shumtë ishin ata që hamendësuan që gazetari Endri Xhafo do të ishte moderatori i ri, por Top Channel na ka surprizuar përsëri.

Drejtuesit e televizionit kanë bërë një rekutrim të ri që në fakt i ka habitur të gjithë.
Sipas ‘Lapsi.al’ që nga dita e enjte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, do të shfaqet Ylli Rakipi dhe emisioni i tij ‘Të paekspozuarit’.

Sipas burimeve Rakipi ka braktisur News 24 dhe ndarja me drejtuesin e televizionit Ifran Hysenbelliu, është bërë në mënyrë të qetë.

Së bashku me Ylli Rakipin në emision do të jenë dhe dy gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.
Ndërsa gazetari Sokol Balla mësohet se ka marrë pozicionin e drejtuesit ekzekutiv në Vizion Plus, ku dhe do të ketë një emision të ri politik.



