Seriali "H.O.T" do të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e tij të dytë. I ftuar në emisionin "Impact" në Rtv Ora, Ermal Mamaqi ka zbuluar se seriali pritet të nisë në mars dhe do i bashkohet një nga aktorët më të njohur, fama e të cilit ka kaluar territorin shqiptar.

"Xhirimet fillojnë në janar dhe besoj në mars do jetë gati për transmetim. Do jemi përsëri në TV Klan. Në kast do kemi hyrje të reja nga të cilët mund të përmend Zamira Kitën dhe Nik Xhelilajn", tha Ermali.

