Aktori turk Tolgahan Say?sman dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca në “Zemër Luana”. Gjatë spektaklit Tolga realizoi një sfidë të personalizuar ku u pyet për marrëdhënien e tij me yjet e tjerë të serialeve turke, teksa ndodhej në një ring boksi.
Ai duhet të futej në rolin e boksierit dhe teksa grushtonte drejt trajnerit në ring, duhet të jepte komente pozitive apo negative rreth personazheve që balerinat e “Zemër Luana” sillnin në ring.

Teksa në foton e parë, u shfaq K?vanç Tatl?tug, Tolgahan e cilësoi si “më të mirin”, ndërsa për yllin turk me origjinë shqiptare Can Yaman, ai dashur pa dashur e hodhi një “thumb” të lezetshëm duke thënë se veçse “tani e rrëmbeu Italia”, nuk kishte ç’të shtonte më.
