Këngëtarja shumë e dashur për publikun Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundmi në "Why not", ku veç projeteve të reja dhe pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, u ngacmua pak dhe për jetën private.
Anxhela pranoi më në fund se e ka gjetur mbretin e zemrës, por dëshiron të mos flasë më shumë duke e mbajtur këtë pjesë private.

Roza Lati: Ti shquhesh për balada. Ke bërë dikur një këngë “Ishe mbret në zemrën time”. Një pyetje ka Why Not, e gjete mbretin e zemrës tënde?
Anxhela Peristeri: Po mirë moj po e pranoj hë, e kam gjetur.
