Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundmi në "Why not", në një intervistë me Roza Latin. Gjatë bisedës, Roza e pyeti Anxhelën se kush hedh më shumë lekë në dasma, veriu apo jugu dhe këngëtarja tregoi se veriorët janë më bujarë.

"Zakonisht ne funskionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar. Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu", tha Anxhela.
