Me rastin e ujit të bekuar në Korçë presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar Mitropolinë e Korçës ku është pritur edhe nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Johan Pelushi.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve ,Edmond Brahimaj, dhe me këtë rast, Meta, ka theksuar edhe një herë harmonin fetare që ekziston në Shqipëri.

‘Uroj besimtarët e krishterë ortodoksë gëzuar Ditën e Ujit të Bekuar. Prania e kryegjyshit botëror të Bektashinjve është një tregues i harmonisë sonë të shkëlqyer fetare’, është shprehur presidenti Ilir Meta në fjalën e tij.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Johan Pelushi i dhuron Presidentit Meta një ikonë të posaçme të Shen Ilirit, një shenjt me origjinë Ilire, shenjt i besimtarëve të krishterë ortodoksë. Ai gjithashtu ka falenderuar presidentin për dhënien shtetësisë shqiptare.

‘Falënderojmë dhe mirënjohje Presidentit Ilir Meta në emër të të gjithë besimtarëve ortodoksë të Korçës për dhënien e shtetësisë shqiptare Anastas Janullatos’, theksoi në fjalën e tij, mitropoliti Johan Pelushi.

