Butrint Imeri prej kohësh është kthyer në një personazh që bëhet shpesh pjesë e mediave online. Ai nëpërmjet këngëve të ndryshme ka arritur që të fitojë zemrën e publikut dhe të bëhet një nga këngëtarët më të kërkuar.

Së fundmi madje ai ka qenë shumë i përfolur për një lidhje me ish modelen dhe ish moderatoren e ‘Top Select’, Kiara Tito. Edhe pse ata nuk e kanë pranuar diçka të tillë së fundmi një koment i mamasë së Kiarës ka konfirmuar gjithçka.

Moderatorja ka postuar këngën më të re të këngëtarit Xhanam dhe ai i ka lënë një koment duke e quajtur atë ‘Bella’ njësoj si kënga që u kthye në hit verën e kaluar.
Kjo ka mjaftuar që të gjithë ndjekësit të fillojnë të pyesin se nëse kënga ‘Bella’ është shkruar për Kiarën. Këtu ka ndërhyrë e ëma e prezantueses, e cila ka konfirmuar se po kjo këngë është shkruar për bukuroshen në fjalë.

“Pse nuk e dije ti? Po moj xhenem për të e ka shkruar!”është shprehur ajo
Pas kësaj Kiara i ka fshirë të gjitha komentet.




