Nga Shqipëria / E Shtunë 19 Nëntor 2022, 22:10

Foto/ Kida surprizohet në avion në mënyrën më të ëmbël

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka ndarë me ndjekësit surprizën që i kanë bërë dy pasagjerë të huaj në avion.

Ato i kanë dërguar një letër duke i shprehur vlerësimin për të dhe për muzikën e saj. Këngëtarja ka publikuar një foto të letrës në Instastory shoqëruar me zemra dhe emoji mirënjohjeje.

“Kida, ne e duam muzikën tënde! Është një kënaqësi të të kemi ty në këtë fluturim. Dashuri! Xenis dhe Salih”, shkruhet në letër.