Para disa javësh u përfol se reperi i njohur Majk e kishte lënë pas krahëve historinë me ish partneren Majlinda Zeka dhe kishte nisur një lidhje të re me vajzën e politikanit Kosovar, Melita Nushi. Ata dy madje u fotografuan edhe duke dal nga një qendër gjinekologjike. Por këto lajme u përgënjeshtruan nga ana e Majk i cili për asnjë moment nuk pranoi se mes ti dhe modeles ka një lidhje.

Por detajet e fundit e ka tradhtuar çiftin e sapo krijuar. Ata të dy kanë postuar disa foto në adresat e tyre ku dallohet se ndodhen në të njëjtin ambient.

Në fotot e postuara nga ana e Majk shihet teksa ai është në një dhomë duke pirë verë e duke parë një film. Po të njëjtën gjë ka postuar edhe Melita.

Mesa duket sado që dyshja e mohon lidhjen e tyre, fotoja e fundit i ka nxjerr zbuluar.




