Sara Hoxha ka munguar në provat e “Dancing With the Stars” sepse ndodhej në një event në Prishtinë së bashku me të dashurin e saj, Ledri Vulën.

Mirëpo, Luixhino ka udhëtuar gjatë javës në Prishtinë dhe e ka marrë partneren e tij të kërcimit në prova. Ai e ka sjellë Sarën në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme Sara dhe Luixhino kërcyen një bachata, por juria nuk i kurseu kritikan. Sipas anëtarëve, Sara u duk e ftohtë në disa momente. Dyshja morën 30 pikë.
