Libri “Në garë me veten” nga Ermal Mamaqi gjendet tashmë në të gjitha libraritë si dhe në panair, ku Ermali do të jetë i pranishëm çdo ditë deri të dielën.
Një ndër personat që ka blerë librin e tij është dhe sipërmarrësi Saimir Mane. Producenti i “Top model week”, Bledis ka publikuar në rrjete sociale një foto të Manes me një qese me libra krah Ermal Mamaqit.
“Njeriu më i pasur në Shqipëri dhe me veshjen më të thjeshtë në Shqipëri. Ka mbushur një qese të thjeshtë, të cilën shumica prej nesh e përdorin për mbeturina…ndërsa ai plot e përplot me libra për t’i lexuar. Një njeri që nuk ka kohë as për të drekuar e jo më për të lexuar. Respekt! Një nga librat ishte “Në garë me veten””, ka shkruar ai krahas fotos.

