Nga Shqipëria / E Premte 18 Nëntor 2022, 22:10

'Ky që bëre sot është art', Megi Pojani befason në 'Dancing With the Stars'

Megi Pojani befasoi sonte jurinë e "Dancing With the Stars". Ajo dhe Jurgeni performuan një konteporane sensuale dhe rrëmbyen 36 pikë, 10 pikë më shumë se nata e kaluar.

Anëtarët e jurisë e konsideruan si kërcimin më të arrirë të Megit që nga fillimi i spektaklit. 

“Një nga kërcimet më të arritura për Megin dhe Jurgen. Interpretimi shumë i bukur, kishte hyrë brenda botës tënde. Zhvillimi i bukur. Në përgjithësi bukur”- tha kryetari i jurisë, Kledi Kadiu.

Dalina Buzi: Të dalësh jashtë confort-zone dhe të kesh performancën tënde me të mirë, mendoj se ky është sukses.

Armand Peza: Ky që bëtë sot është art, ju detyrohem një përqafim!

Valbona Selimllari: Megi pikën më të fortë sot pati interpretimin. Ky lloj kërcimi, muzika donte interpretim të thellë dhe ti e arrite.