Nga Shqipëria / E Premte 18 Nëntor 2022, 18:06

Elita Rudi i rikthehet ekranit, ja ku do ta shohim së shpejti moderatoren

“Big Brother Vip Kosova” do të fillojë më datën 5 dhjetor dhe tashmë nga dita në ditë po zbulohen detaje të reja.

Së fundmi faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ka zbuluar se moderatorja Elita Rudi do të prezantojë emisionin “Post BB VIP”. "Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova! Mos harroni, 5 DHJETOR – është data", shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se moderatorë të reality showt do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)