Në këtë ditë të zymtë, Ermal Mamaqi ka ndarë një video me një mesazh tejet të veçantë që çdokush duhet ta dëgjojë e që me siguri do ju bëjë të ndryshoni perspektivën për jetën. Ermali e nis videon duke kujtuar një person që i mungon shumë ne jetën e tij, Dr. Florin duke u shprehur se për sa kohë i kemi njerëzit pranë harrojmë të kalojmë më shumë kohë me ta, pa e ditur se kur do të jetë fundi. Ermal e vazhdon rrëfimin me një ushtrim që duhet ta provoni patjetër: Si do të ndiheshit nëse do të shihnit veten në fund të jetës, a do ishit krenar apo të zhgënjyer për gjërat që keni arritur? Dhe në fund, teksa filmon dhe Sian që ndodhet në makinë me të, Ermali jep një mesazh të fuqishëm, që komentuesit shprehen se janë prekur dhe e kanë duartrokitur fort.
“Janë pikërisht këto ditët gri që na bëjnë të reflektojmë dhe të bëhemi pak melankolik. Sot po mendoja për disa njerëz që më mungojnë në jetën time. Po mendoja për mikun tim Dr.Florin që e kam humbur para disa viteve! Janë disa mundësi që ti i ke humbur dhe ndoshta këto ditë gri vijnë për të të kujtuar dhe për të të bërë më reflektiv. Një nga ushtrimet që ne përdorim në trajnimet tona, unë do doja që ta provoni një herë. Shikoje veten tënde në shtratin e vdekjes në fund të jetës, Shikoje këtë ditë grid he shiko jetën sikur ka mbaruar. E bukura është që ne nuk e dimë kurrë atë ditë, mund të jetë 80 vjet nga tani, 40 vjet, 10 ditë, sot! Kur ta mendosh këtë që do kuptosh që në fakt qëllimi nuk është fundi i jetës, por qëllimi është vetë jeta. Nëse nuk po jeton një jetë të mrekullueshme, atëherë duhet të fillosh të mendosh sesi ta bësh të tillë! Mendoje fundin e jetës, versionin tënd të plakur që është shtrirë aty dhe shikoje veten tënde që po të sheh. A është krenar për ty? Apo është zhgënjyer nga ty, me mënyrën si po e jeton jetën? Mendoje këtë moment dhe patjetër kur ta shikosh këtë ditë gri do mendosh sesi ta shijosh më shumë këtë jetë, çfarë eksperiencash do kesh, kë do të bësh të lumtur, kë do të ndihmosh. Unë kam hapur krahun tani jam në rrugë duke çuar vajzën time në kopësht. Doja ta bëja këtë video sepse e ndjeva që është dikush atje jashtë që do donte ta dëgjonte. Uroj t’ju ketë shërbyer ashtu siç më ka shërbyer mua ky mendim, sepse në fund kuptova që duhet të kaloj më shumë kohë me disa njerëz të mrekullueshëm që po çoj në kopësht si ky tuçi këtu”, shprehet Ermali.
View this post on Instagram
