Marina Vjollca njihet për bukurin e saj dhe që në daljen e saj të parë ajo është cilësuar si një nga vajzat më të bukura në ekranet shqiptare. Edhe pas kaq shumë vitesh ajo vazhdon të cilësohet si e tillë dhe kjo jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt.

Pasi të shumtë kanë qenë artikujt e mediave të huaja që flisnin për tiparet e bukura të moderatores. I fundit që e ka venë më në pah këtë gjë ka qenë fotografi me origjinë shqiptare, i njohur tashmë në të gjithë botën, Fadil Berisha, i cili ka shpërndarë disa foto portret të Marinës.

Poshtë fotove ai ka shkruar: “Fytyra perfekte, bukuri klasike!”.

Ky postim është pëlqyer edhe nga moderatorja e ‘C’est la vie’ dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi. Ajo madje ka lënë edhe një koment :”Je më i miri i të gjitha kohërave”


