
Ronela Hajati ndodhet në Spanjë dhe ka marrë pjesë në një event në Madrid. Në të njëjtin event ka qenë i ftuar edhe aktori i njohur, William Levy.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.
Ronela ka takuar edhe këngëtaren Chanel, me të cilën ka postuar video.
Për këtë event ajo ishte veshur me një jumpsuit të bardhë me mëngë të gjata të zeza.