Edhe pse ai është një nga reperët më të kërkuar momentalisht në Shqipëri fakti se këndon një rrym shumë ndryshe nga muzika popullore nuk do të thotë se Noizy në fakt nuk di të këndojë këngë të vjetra popullore.

Ai së fundmi së bashku me mikun e tij Blerim Destani dhe këngëtarin Altin Sulku kanë qenë së bashku dukë ngrënë në një restorant dhe në një video të publikuar nga aktori Blerim Destani, shihen teksa të tre ja kanë nisur duke kënduar këngën e njohur popullore “Jalla shofer”.

Por kjo nuk është gjithçka, më vonë djemtë ja drejtojnë mikrofonit edhe pjesëtarit të 4 në tavolinë që është moderatori Ermal Mamaqi, i cili sigurisht nuk mund të mos bënte pak humor. Ai shihet teksa ngre pirunin me mish dhe ky veprim ka shkaktuar shumë të qeshura tek ta.

Ndiqni videon
