Shakira dhe Dua Lipa kanë refuzuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës në Katar. Së fundmi faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse.
Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares.

Në njoftimin e FIFA-s thuhet: “Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore. Maluma dhe Myriam do të performojnë në Al Bidda Park”.
Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë në Katar të dielën më 20 nëntor.
Sa i përket Shakira-s, ??kolumbiania ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kupën e Botës në Katar u kritikua në rrjetet sociale. Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.
