Dasma madhështore e këngëtarit të grupit NRG Band, Besnik Qaka dhe partneres së tij Lolita u bë një nga ngjarjet më të përfolura të muajve më parë.

Por sipas një interviste të dhënë së fundmi këngëtari ka treguar se në fakt, ai dhe partnerja e tij edhe pse kanë bërë dasmën, ende nuk janë të martuar zyrtarisht.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin Rudina ku ka rrëfyer diçka më shumë për dasmën shumë të përfolur dhe kur është pyetur nga moderatorja nëse Lolita mban mbiemrin Qaka, ai është shprehur: ““Akoma jo, por do ta mbajë për pak. Nuk e kemi bërë akoma celebrimin, por do ta bëjmë shumë shpejt!”-u shpreh këngëtari, i cili së shpejti do të bëhet edhe babai i një vajze, pasi Lolita është 6-muajshe shtatzënë.




