Nga Shqipëria / E Enjte 17 Nëntor 2022, 14:02

'Capital T gënjen që nuk ka tradhtuar', Erjola Doçi akuzon publikisht reperin

Capital T u shpreh në një intervistë pak kohë më parë se nuk ka tradhtuar asnjëherë, por Erjola Doci mendon të kundërtën. E ftuar në "Expuls", moderatorja u shpreh se nuk i ka pëlqyer deklarata e tij e fundit.

"Gënjen kur thotë që nuk ka tradhtuar kurrë. Po shohim femra shumë të arrira në botë që janë tradhtuar, kjo vjen si aspekt gjenetik dhe hormonal i mashkullit, por të paktën mos ta mësoj femra", tha Erjola.