Nga Shqipëria / E Enjte 17 Nëntor 2022, 10:10

Balerina konfirmoi lidhjen, reagon sërish Redoni: Nëse do kishte diçka, do dilte nga goja ime

Redon Makashi u përfol pak ditë më parë se është fejuar me Rexhina Çukon pas fotos që u publikua, ku shihej bashkë me balerinën që mbante unazën në gisht. Këngëtari mohoi fejesën duke thënë se nuk kishte asnjë lidhje me të.

Ndërsa Rexhina në një intervistë për “Ftesë në 5”, deklaroi se kanë qenë të fejuar por tani nuk janë më bashkë.

“Ne kemi qenë bashkë dhe nuk do ta mohoja kurrë diçka të bukur. Kemi qenë bashkë dhe prandaj ndodhi dhe kjo dhuratë. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur. Nuk do ta mohoja por nuk jemi më bashkë. Ne nuk jemi më të fejuar. Është një gjë që ndodhi nga e gjithë situata e krijuar. Vendosëm që secili të shikojë rrugëtimin e tij. Unaza është kthyer. Nuk doja të bëja një dalje publike. Ne vendosëm ta linim në heshtje në gjithë këtë ngjarje. Jam dakord me përgënjeshtrimin që bëri Redoni nëse gjërat do të ishin thënë ndryshe. E ndjeva detyrim ndaj prindërve dhe vëllait tim që u shqetësua shumë nga situata. Ata e dinin si të mirëqenë dhe një mohim i tillë krijoi një lloj rrëmuje. Ndoshta ishte gabim bërja publike por nuk e mohoj dot”, tha ajo. 

Redoni ka reaguar sërish i ftuar në "Ftesë në 5", ku ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në deklaratën e parë.

"Jo, nuk jam fejuar. Dolën ca fjalë, fejesa është diçka e madhe për mua, vetëm nëse e them unë me gojën time. Personi që është folur e njoh, por u trumpetua pak si shumë. Nëse do kishte diçka, do dilte nga goja ime", tha Redoni.