Nga Shqipëria / E Enjte 17 Nëntor 2022, 01:01

'Hirin e djalit e mbaj në shtëpi', Cristiano Ronaldo rrëfehet pas tragjedisë: Nuk di a të qash a të qeshësh

Cristiano Ronaldo ka treguar se e mban hirin e të birit në shtëpi, ndërsa vdekjen e tij e përshkroi si momentin “më të keq” të jetës. Në një intervistë me Piers Morgan, ylli portugez foli haptazi për tragjedinë që preku familjen e tij. 

“Hiri i djalit tim është me mua, njësoj si babai im, janë këtu në shtëpi. Është diçka që dua ta mbaj për gjithë jetën dhe jo ta hedh në oqean apo në det”, tha Ronaldo, babai i të cilit ndërroi jetë në vitin 2005.

“I mbaj me vete. Është ngjitur me babain tim. Kam një kishëz të vogël poshtë dhe i mbaj aty babin e djalin”.

Kur lajmëruan lindjen e vajzës dhe humbjen e binjakut të saj, Cristiano dhe Georgina shkruajtën në rrjetet sociale se: “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë të jetojmë këtë moment me pak shpresë e lumturi”.