Nga Shqipëria / E Premte 5 Janar 2018, 18:06

Video e re ekskluzive e Bes Kllakut dhe Erion Isait do t’ju shkrijë së qeshuri

Bes Kallaku dhe Erion Isai pas suksesit që patën në ‘Kënga Magjike’ ku së bashku me Ardit Gjebrean prezantuan spektaklin në të tre netët ‘live’, kanë sjell një surprizë për fansat  e tyre.

Dyshja ashtu siç kishin premtuar se shumë shpejt do të sillnin disa realizime të reja , ditën e sotme kanë surprizuar gjithë shqiptarët me videon e tyre të re të humorit.

Ata në videon e realizuar kanë trajtuar me humor një nga ngjarjet më të përfolura të politikës në vend, ku Kryetarja e LSI –së, Monika Kryemadhi, gjuajti me çizme kryeministrin Edi Rama. Siç dihet marrëdhëniet e Bes Kallakut me Presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë shumë të afërta dhe me siguri çifti do e pres më shumë humor këtë video.

Për më shumë ndiqni videon.