Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Nëntor 2022, 01:01

Dua Lipa vjen në Tiranë, koncert falas më 28 Nëntor

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

"Morëm një super lajm se Dua Lipa, mikesha jonë e Tiranës dhe Shqipërisë, ka vendosur ta mbyllë turin e saj botëror në Tiranë, në datën 28 Nëntor, me një koncert falas për të gjithë. Do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Festën e Pavarësisë, por edhe mbylljen e një viti të mrekullueshëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, për t’ia kaluar stafetën titullit “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Do të festojmë siç i ka hije një qyteti", tha Veliaj.