Mbrëmjen e djeshme modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka shpërndarë një foto ku shfaqësh nudo. Kjo foto ka bërë xhiron e rrjetit dhe mund të themi se nuk është pritur aspak mirë nga ana e ndjekësve të saj, të cilët kanë shpërthyer në ofendime të rënda ndaj modeles.
Por edhe pse në fillim u duk se Oriolës nuk i interesonte, ajo ka shpërthyer kundër gjithë ofendimeve nëpërmjet një statusi në instastory, ku ju ka kujtuar të gjithëve se askush nuk ka të drejtë ta gjykojë sepse askush nuk i paguan faturat e saj dhe nuk është e detyruar t’i japë llogari askujt.

“Jam lodhur nga perceptimi sesi mund ta presin njerëzit Oriolën. Feminizmi s’është përshtatje është zgjedhje e lirë. Nuk po mundohem të justifikoj foton time, se është thjesht një foto artistike. Por po ju kujtoj se për sa kohë askush nuk i paguan faturat dhe gjërat e mija nuk kam arsye përse t’ju jap llogari”është shprehur Marashi.

Madje u ka kthyer përgjigje dhe atyre që i thonë se kurrë nuk do gjej një burrë.
“ Kur të më vijë mosha për burrë, do ta mbaj edhe me muhabet edhe tek dhoma e gjumit, do ia bëj edhe mëngjesin’, përfundon Oriola.



