Nga Shqipëria / E Martë 15 Nëntor 2022, 12:12

Rikthehet 'Njerëz dhe fate', Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika japin lajmin e bukur

Është diskutuar shpeshherë për një rikthim të serialit “Njerëz dhe fate”, por tashmë lajmi është konfirmuar nga vetë protagonist Arben Derhemi. Aktori i mirënjohur ka postuar një foto krah aktorit të madh Robert Ndrenikës dhe ka shkruar: “Sot e deklaroj rifillimin e serialit ‘Njerëz dhe fate’. Është gati.” 

Kur telenovela “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj, “mbërtheu” pas ekranit mijëra shqiptarë që prisnin se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar. 10 seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i “detyroi” ekipin realizues të vazhdonin më tej me episode të tjera.

Në epiqendrën e kësaj telenovele ishte vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.