Nga Shqipëria / E Martë 15 Nëntor 2022, 11:11

'Thashë se u çua Hitleri nga varri', komenti për librin që habiti Ermal Mamaqin

Libri “Në garë me veten” nga Ermal Mamaqi ka qenë ditët e fundit më i komentuari kudo. Edhe pse ky libër ndihmon lexuesin për të përballuar sfidat e jetës dhe të bëhet versioni më i mirë i vetes, ka patur edhe kritikues. Madje komentet e disa prej tyre Ermali i publikoi në një postim në Instagram duke u shprehur se njerëzit që sulmojnë e paragjykojnë dinë shumë pak për të pasi e kanë parë vetëm nga ekrani ndërkohë që në libër ai rrëfen eksperienca nga jeta e tij që çdokush do merrte mësim.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Ermali ka treguar dhe komentin që i ka bërë më shumë përshtypje ku duke qeshur u shpreh se iu duk sikur u çua Hitleri nga varri.

“Një nga komentet ishte njëri që thonte do t’i blej gjithë këto libra t’i djeg që të shpëtojnë brezat. Unë thashë u çua Hitleri nga varri, ta gjejmë këtë tipin t’i çojmë librat se printojmë prapë”, tha Ermali.