Kuriozitete / E Premte 5 Janar 2018, 16:04

Ekspertët: Ja pse janari konsiderohet muaji i divorceve

Janari  është quajtur 'Muaji i Divorcit' nga avokatët për shkak të vrullit në çiftet që mendojnë të përfundojnë martesat e tyre pas periudhës festive. Sipas ekspertëve të marrëdhënieve, njerëzit shpesh shtirën që gjatë festave kanë marrëdhënien perfekte  kur në fakt nuk janë më të lumtur me partnerin e tyre.  Instituti ‘Relate’, thotë se periudha pas festave dhe pikërisht muaji Janar është faza ku shumica e çifteve reflektojnë dhe duan divorcin e tyre.


Në janarin e kaluar, sipas ‘Relate’ thirrjet për divorc nga çiftet u rritën me 24 për qind në krahasim me muajin mesatar dhe sipas tyre  këshilltarët presin të shohin një kulm të ngjashëm këtë vit. Ky institut  gjithashtu ka publikuar një raport ku shkruhet 40.000 njerëz kërkojnë në rrjet për të gjetur avokat divorci pikërisht në muajin e parë të vitit, prandaj Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur këtë muaj si “Muaji i Divorcit”.

Sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare, ka pasur një rritje prej pesë për qind në kërkesat për divorc të paraqitura në gjykata në vitin 2016 krahasuar me vitin e kaluar.

Mjerisht, 42 për qind e martesave tani përfundojnë me divorc, dhe një martesë mesatare  tani zgjat  12 vjet