Nga Shqipëria / E Martë 15 Nëntor 2022, 11:11

Mesazhi i Joelit prek Ermalin: Mezi pres të lexojmë librin, je gjithë bota ime

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën”, ku foli për librin e tij “Në garë me veten” dhe ndau detaje nga jeta e tij që nuk i dinim më parë. Një nga momentet më emocionuese ishte kur Ermali mori një videomesazh nga Joeli që e preku me fjalët e tij.

“Babi të duam shumë. Unë mezi po pres të lexojmë librin tënd te dhoma ime. Je gjithë bota ime të dua!”, i tha Joeli.

“Po përpiqem të qesh që të mos më dalë ndonjë lot sepse kjo është hera e parë që Joeli më çon një videomesazh. Është prekëse kur sheh sa shpejt rriten fëmijët dhe sa shpejt ndryshojnë bisedat. Një këshillë që u jap prindërve është të kalojnë më shumë kohë me fëmijët. Nga një sondazh i fundit, 98% e prindërve thanë që do donin të kalonin në shumë kohë me fëmijët. Qëllimi im ky është që të kaloj sa më shumë kohë tani që janë të vegjël dhe të vendosim kujtime të bukura”, u shpreh Ermali.