Ermal Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ku ka treguar më shumë rreth librit të tij “Në garë me veten”. Ermali tregoi se ishte momenti që të gjitha ato që ka mësuar t’i vendoste në një libër. Gjatë bisedës ai tregoi edhe një sekret: Nëse do të ishim në garë me veten do të bënim më të mirën. Gjithë sekreti është që si të bëhesh çdo ditë e më mirë.

Ermal Mamaqi: Ka mbi 12 vjet që studioj në fushën e zhvillimit personal dhe ka shumë vite që jap leksione mbi teknikat e suksesit. Mendoj se është momenti që të gjitha ata që kam mësuar t’i vendos në një paketë në këtë libër. Për këdo që do ta lexojë është për ti bërë ata të përqafojnë një aventurë të re në të ardhmen që do t’i bëjë më mirë. Gara me veten është më e vështirë. Është personi që e lemë gjithmonë të fundit. Nëse do të ishim në garë me veten do të bënim më të mirën. Gjithë sekreti është që si të bëhesh çdo ditë e më mirë. Në garë me veten është një sfidë dhe në fund të fundit fiton gjithmonë ti.

