Nga Shqipëria / E Hënë 14 Nëntor 2022, 23:11

Cindy Marina merr kupën e tretë në 'Dance Albania', por ja kush u largua

Cindy Marina dhe Dioni rrëmbyen për të tretën herë kupën e mbrëmjes në "Dance Albania". Dyshja morën 8.3 pikë.

Nga ana tjetër, teksa Cindy festoi fitoren, i eleminuari i mbrëmjes ishte Visjani. Ai e mbylli mbrëmjen me një kërcim “Napoloni”. 

“Unë jam në sfidë me vetvete, pra jam me klonin tim, dhe unë dua të bëj diçka  ndryshe meqenëse jam në sfidë me veten dua të kënaqem dhe të kërcejmë një “Napolon” për qejfin tim për t’u argëtuar dhe për ta mbyllur këtë natë bukur. Ju falënderoj të gjithëve kam njohur njerëz të mrekullueshëm!”­, u shpreh Visjani.