Nga Shqipëria / E Hënë 14 Nëntor 2022, 23:11

Emocione të forta/ Kastro Zizo surprizohet në skenën e 'Dance Albania'

Kastro Zizo është surprizuar mbrëmjen e sotme në “Dance Albania”. Djali i tij i vogël Dante hyri papritur në skenë duke i emocionuar të gjithë.

Vogëlushi mbante lule në duar për babain e tij. Dyshja kërcyen në skenë duke dhuruar emocione të forta.

Dante kishte ardhur së bashku me nënën e cila nuk pranoi të dilte në skenë, por që Kastro nuk ngurroi t’i shprehte dashurinë duke i thënë se ajo ka pasur rol shumë të rëndësishëm te “Kastroja i ri”.