Nga Shqipëria / E Premte 5 Janar 2018, 16:04

Vit i ri, pamje e re për Fjorentinën, ish konkurrentja nuk njihet më pas ndryshimit drastik

Fjorentina Halili që pas daljes së saj nga loja e famshme e Big Brother dhe pasi i dha fund lidhjes me Olsin, ka qenë shpesh herë pjesë e lajmeve rozë. Ajo edhe pse e ka rrëfyer disa herë që ende vazhdon të ndjejë për Olsin, prapë ka treguar se kërkon që jeta e saj të ndryshojë.

Dhe këtë gjë ka bërë së fundmi, ku nëpërmjet këtij veprimi ka treguar se tashmë do të fillojë një jetë të re .

Ish konkurrentja ka habitur fansat me postimin e fundit ku shfaqet me një look shumë ndryshe. Edhe pse të gjithë jemi mësuar që ta shohim atë bionde, ajo ka zgjedhur që këtë vitin e ri ta nisi me flokë të zeza.

 

#blackhair#blackall#redlipsð??? ð???

A post shared by Fjorentina.Halili (@fjorentina.halili) on

Me shumë siguri ish banorja me këtë ndryshim po shënon dhe fillimin e ri në jetën e saj.