Nga Shqipëria / E Premte 5 Janar 2018, 15:03

Aktori i serialit ‘Sarasvatiçandra’, i lidhur me modelen shqiptare

Seriali Sarasvaticandra ka qenë një nga serialet indian më të ndjekur në Shqipëri dhe besoj se të gjithëve na ka rastisur ta ndjekim një herë, dhe sigurisht që adhuruesit e tij e mbajnë mend aktorin që luante rolin e ‘Kadir’. Sipas ‘Xing.al’, Ashish Kapoor është në një lidhje me një vajzë shqiptare.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat indiane dhe bëhet fjalë për një vajzë që në profesion është modele dhe quhet Ilda Kroni. Ilda para disa vitesh ka marrë pjesë në ‘Miss Univers’ ku dhe është shpallur ‘Miss Cosmopolitan Albania 2015".

Aktori i njohur poston shpesh foto me Ildën dhe në një intervistë të fundit është shprehur se ka disa muaj që janë në një lidhje dhe se ajo ja fitoi zemrën nëpërmjet gatimit të saj.

"Po jam në një lidhje me Ildën. Ne filluam të ndjenim për njëri-tjetrin kur u takuam nëpërmjet një mikeje të përbashkët në Neë Delhi. Jemi të lidhur prej 6 muajsh. Ilda është vajza më e ëmbël dhe njeri me këmbë në tokë. Ajo gatuan shumë mirë dhe siç thotë një shprehje 'Dashuria kalon nga stomaku', kështu që ajo diti si të ma fitojë zemrën", ka thënë Ashish Kapoor.