Kjo javë do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme. Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare rrebeshe me rrufe. Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era e vrullshme në bregdet.

Burimi: abcnews
