Këtë herë pyetjeve ngacmuese në "Zemër Luana" nuk u ka shpëtuar as vetë autorja e spektaklit, Luana e cila u 'testua' nga Belinda Dragoti, ish-veline e programit "Xing me Ermalin".

Belinda i bëri këtë pyetje autores: “Një nga ish-koleget e mia të kanë bërë këtë pyetje që do të bëj unë tani, për të parë sa ka ndryshuar përgjigjia: Cila është fjala më e pisët që përdor më shpesh?”

Luana nuk hezitoi të përgjigjej duke bërë të ditur fjalën dhe ishte po e njëjta si dikur: “Moj moj marmaladë”.
