Po flitet kudo për librin “Në garë me veten” nga Ermal Mamaqi, një libër motivues që nxit lexuesin të bëhet versioni më i mirë i vetes. I ftuar në “Zemër Luana”, Ermali zbuloi më shumë për këtë libër duke i dhënë edhe një mesazh lexuesve, të cilët përmes “Në garë me veten” do arrijnë të dalin nga zona e rehatisë dhe të përballen me sfidat e jetës, në përpjekje për të arritur qëllimet e tyre.

“Ajo që unë i them të gjithë lexuesve është që ky libër është për t’ju nxjerrë nga zona e rehatisë, është një dritare për t’i çuar në disa sfida, por që në fakt janë aventura për të mësuar më shumë. Në garë me veten do të thotë që ti të përmirësohesh vazhdimisht dhe besoj që ka shumë njerëz që kanë nevojë ta lexojnë këtë libër”, tha Ermali.

