Studio në të cilën zhvillohet spektakli “Zemër Luana” është studio në të cilën vite më parë bëhej emisioni “Xing me Ermalin”. Në puntatën e rradhës të “Zemër Luana”, Ermali ishte i ftuar dhe bashkë me Luanën patën një përballje pasi Ermali dëshironte t’i kthehej skena e jo të ishtë thjesht pjesë e saj si një i ftuar.

Por shumë momente të spektaklit na hoqën mallin e “Xing me Ermalin”, që nga tavolina e vendosur në një kënd të skenës e deri te personazhet e njohur që Luana i ka marrë Ermalit.

Po flasim për këngëtaren që u bë e njohur nga “Xing me Ermalin”, Olimpia Smajlaj dhe ish-velina Belinda Dragoti, e cila erdhi me pyetje mjaft pikante për të ftuarit.


