Edhe pse martesa është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetë dhe shumica prej çifteve e konsiderojnë si një kapitull të ri në jetën e tyre, për një çift nga Connecticut, SHBA, nuk ka qenë e tillë.
Bëhet fjalë për David dhe partneren e tij Heather Mosher, e cila ndërroi jetë pak pasi ata u martuan.

Gjithçka nisi që në vitin 2016, kur vajza në fjalë u diagnostikua me kancer në gji po në të njëjtën ditë që i fejuari i saj kishte vendosur ti propozonte për martesë. Por pavarësisht lajmit të keq, ai prapë se prapë nuk u ndal dhe i bëri të dashurës së tij propozimin e shumëpritur.
“E kisha menduar ta propozoja gjithsesi atë natë. Nuk do ta lejoja [lajmin] të më ndryshonte vendimin për t’u martuar me të.” u shpreh 35 vjeçari.

Por pavarësisht se vajza ishte në një gjendje tepër të rënduar, ata vendosën që dashurinë e tyre ta kurorëzonin në 22 dhjetor, në spitalin ku Heather ishte e shtruar.
“Ishte dita më e vështir e jetës time. Teksa mbahej ceremonia kisha ndjesinë se ishte më tepër një funeral se sa dasmë. E dija se koha ime përkrah saj po mbaronte.” ka treguar ai.

Por pas 18 orësh erdhi edhe lajmi i trisht që vajza kishte ndërruar jetë. David ka rrëfyer për 'People' se me vdekjen e saj ka ikur edhe një pjesë e shpirtit të tij.
“Kur dikush është shpirti juaj binjak nuk je kurrë i njëjti nëse e humb atë. Një pjesë e imja vdiq bashkë me të.”

