Natën e sotme në spektaklin “Zemër Luana” ishte e ftuar një nga këngëtaret më të dashura, Albërija Hadërgjonaj. E vendosur para sfidave, lojërave, pyetjeve, situatave, ajo nuk hezitoi me asnjërën prej tyre duke dhuruar një show të vërtetë.

Një nga pyetjet pikante që këngëtares iu bë ishte për lodrën e saj të preferuar lidhur nga hiti i saj “Jeta nuk është lodër” dhe pyetja ishte: “Albërije “Jeta nuk është lodër”, por cila është lodra jote e preferuar?”

Si një natyrë tepër sportive ajo zbulon lodrën e saj të preferuar duke thënë që është mikrofoni, por ky moment shkaktoi plot të qeshura në publik dhe mes të ftuarve.
